Mesditën e sotme rreth orës 14:55 në Kamëz një 55-vjeçar duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.