Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.
Në një postim në Facebook, ai shprehu se kjo festë është një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë që kemi ndaj të tjerëve, për të jetuar me dinjitet dhe për të ruajtur mirënjohjen dhe falënderimin.
Kurti u shpreh se Krishtlindja është një kohë që na gjen pranë familjeve dhe miqve, me shpresën që e mira në shoqëri dhe njeriu të vazhdojë të lulëzojë.
“Urime Krishtlindjen!
Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar!
Uroj që Krishtlindja të na e sjellë afër mendjes dhe zemrës se kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje. Ato janë përgjegjësi ndaj çdonjërit që të jetoj me dinjitet.
Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim.
Andaj këtë festë të Krishtlindjes le të reflektojmë me mirënjohje dhe falënderim, për atë që kemi te njëri-tjetri.
Për çdo vit kjo periudhë na gjen pranë familjes e miqve me shpresën e pakursyer se e mira te njeriu e te shoqëria nuk pushon së çeluri.
U bëftë më e mira për të gjithë, e veçanërisht për ata që sakrifikojnë nga vetja për të tjerët!
Urime Krishtlindja!”, ka shkruar Kurti.