Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, dhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën për të festuar Krishtlindjen.
Pas darkës, besimtarët mbanin qirinj në duar dhe me lutje pritën mesnatën që shënon lindjen e Jezusit.
Festa, e cila simbolizon ardhjen e Zotit në tokë, është festuar gjithashtu me një atmosferë ngrohtësie dhe uniteti në shumë familje.