Parashqevi Simaku ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e saj për ndihmën dhe dashurinë që ka marrë nga shqiptarët, duke e quajtur këtë një mrekulli Krishtlindjeje.
Në një video të postuar për të uruar festën, ajo theksoi se Krishtlindja për shqiptarët është një simbol i rilindjes dhe krijimit të njeriut, ku feja nuk ka qenë kurrë burim ndarjeje.
Simaku, e cila nga 1 janari do të lërë jetesën në metro dhe do të trasferohet në një shtëpi të re, e cila do të paguhet nga një biznesmen, shprehu mirënjohje për shqiptarët, duke uruar: “Zoti ju bekoftë!”