Një aksident tragjik ka ndodhur në Dimal, ku një 68-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur personi me iniciale M. Xh., duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur personin me inicale L. K., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” është arrestuar drejtuesi i mjetit, M. Xh., ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Në një ngjarje tjetër, policia ka arrestuar gjithashtu një 53-vjeçar, P. H., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.