Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një 64-vjeçar ka përplasur për vdekje një 39-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja. Policia e Durrësit, pas disa orësh kërkimesh dhe kontrolli të kamerave të sigurisë, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të datës 24 dhjetor 2024, në lagjen nr. 15 të Durrësit. 64-vjeçari me iniciale M. Ç., duke drejtuar një kamion, ka përplasur me pasojë vdekjen 39-vjeçarin P. P. dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.
Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur të lokalizojë dhe të kapë autorin e aksidentit. Po ashtu, është bllokuar edhe kamioni që përdorej nga i dyshuari si provë materiale.