Rusia ka realizuar një sulm masiv me raketa dhe dronë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, në ditën e Krishtlindjeve, ndërkohë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar atë si një “zgjedhje të vetëdijshme” nga Putini.
“Çdo goditje masive ruse kërkon kohë për t’u përgatitur. Nuk është kurrë një vendim spontan. Është një zgjedhje e ndërgjegjshme jo vetëm e objektivave, por edhe e kohës dhe datës. Sot, Putini zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për një sulm. Çfarë mund të ishte më çnjerëzore?
Më shumë se 70 raketa, duke përfshirë ato balistike, dhe më shumë se 100 drone sulmuese. Ata vazhdojnë të luftojnë për një ndërprerje të energjisë në Ukrainë. Sipas të dhënave paraprake, mbrojtësit tanë arritën të rrëzojnë më shumë se 50 raketa dhe një pjesë të konsiderueshme të dronëve. Deri më tani, ka ndërprerje në disa rajone. Punonjësit po punojnë për të rivendosur furnizimin me energji elektrike. sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky.
Në Kiev, pas paralajmërimeve për sulme me dron, qytetarët u strehuan në stacionet e metrosë, ndërsa sulmet shkaktuan ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.