-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç i bllokon Sveçlës hyrjen në Preshevë

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme të mërkurën ka njoftuar se Xhelal Sveçlës i është refuzuar vizita në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga Qeveria e Serbisë me arsyetimin se qëndrimet e ministrit të Brendshëm janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Kosovë dhe kundër paqes dhe stabilitetit.

“Përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës në Serbi sipas Marrëveshjes së Brukselit për Vizita Zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite. Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sveçla planifikonte që më 23 dhe 24 dhjetor të zhvillonte vizitë në komunat shqiptare në Serbi. Sipas njoftimit në Facebook, ministri do të takohej me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe kishte ndjekur të gjitha procedurat për një vizitë të tillë. Sipas MPJ-së, Serbia në dy vjetët e fundit i ka refuzuar vazhdimisht vizitat e zyrtarëve të Kosovës. Më tej theksohet se veprimet e tilla të Serbisë kanë për qëllim që të mbajnë tensionet në shkallë të lartë me Kosovën.

“Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit