Në mbyllje të këtij viti qeveria pritet që të marrë vendim për të dhënë shpërblim për një tjetër kategori, efektivët e policisë së shtetit.
Numri dhe kategoria ende nuk janë specifikuar por burime mediatike pranë qeverisë konfirmuan se mund të ketë një vendim të tillë.
Deri tani qeveria ka dhënë shpërblim për pensionistët dhe një pjesë të administratës që janë më në nevojë.