Një sulm me tritol ka ndodhur në katin e nëntë të një pallati në Tiranë, ku dyshohet se shënjestra ka qenë Benard Sinomati, një emër i njohur për lidhjet me krimin në Vlorë.
Sulmi u realizua përmes një droni, ndërsa Sinomati dyshohet të ketë qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por ka arritur të largohet para mbërritjes së policisë. Hetimet janë në vazhdim, dhe autorët e sulmit ende nuk janë kapur.
Ky sulm vjen një vit pas vrasjes së nipit të Sinomatit, Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me plumb snajperi gjatë një atentati tjetër në Vlorë.