-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Sapo të marr detyrën do të urdhëroj zbatimin e dënimit me vdekje për…

Kryesoret

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fuqishme lidhur me dënimin me vdekje, duke njoftuar se sapo të marrë detyrën më 20 janar 2025, do të urdhërojë Departamentin e Drejtësisë të zbatojë me forcë këtë dënim për ata që kryejnë krime të rënda.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump tha “Sapo të marr detyrën (20 janar), do të urdhëroj Departamentin e Drejtësisë që të zbatojë me forcë dënimin me vdekje për të mbrojtur familjet dhe fëmijët amerikanë nga dhunuesit, vrasësit dhe monstrat”.

Kjo deklaratë vjen pas ndryshimeve të bëra nga presidenti në largim, Joe Biden, i cili shpalli se kishte ndaluar ekzekutimet për 37 nga 40 të burgosurit me dënim të përjetshëm. Biden, i njohur për qëndrimin e tij kundër dënimit me vdekje, ndaloi ekzekutimet federale që prej ardhjes në pushtet në janar 2021.

Trump, gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021), kishte rikthyer ekzekutimet federale pas një ndalimi prej gati 20 vjetësh, duke nënvizuar se ato ishin të nevojshme për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit