Një avion pasagjerësh me 72 persona në bord (67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit) është rrëzuar sot, në ditën e Krishtlindjeve – në afërsi të qytetit Akhtau në Kazakistan dhe sipas informacioneve të para të agjencisë Reuters, janë 12 të mbijetuar.
BREAKING: Passenger plane crashes near Aktau Airport in Kazakhstan pic.twitter.com/M2DtYe6nZU
— BNO News (@BNONews) December 25, 2024
Sipas mediave kazake, në aeroplan ndodheshin 105 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por ky informacion nuk është konfirmuar. Avioni i Azerbajxhanit ishte nisur nga Baku për në Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të mjegullës në Grozny fluturimi ishte devijuar.