Në rajonin e Yakutistanit në Rusi, banorët kanë zbuluar një fosil të ruajtur mjaft mirë të një këlyshi mamuthi, që daton rreth 50,000 vjet më parë.
Fosili, me peshë rreth 180 kilogramë dhe gjatësi 120 centimetra, u gjet gjatë shkrirjes së akullit në qershor të këtij viti.
Shkencëtarët që kanë ekzaminuar mbetjet e mamuthit kanë arritur në përfundimin se ai ka qenë rreth një vjeç kur ka ngordhur. Fosili, i cili është emërtuar “Yana” sipas pellgut të lumit ku u gjet, është ndër më të ruajturit që janë zbuluar deri tani.
Vetëm gjashtë zbulime të ngjashme janë gjetur në mbarë botën.