Një autobus në veri të Norvegjisë me rreth 60-70 persona në bord është përfshirë në një aksident të rëndë dh ak rënë në det.
Menjëherë pasi ra alarmi në orën 14:02, ekioet e shpëtimit shkuan në vendngjarje në E10 në komunën Hadesl.
“Kushtet atmosferike atje janë shumë të këqija. Helikopterët e shpëtimit nga Bod dhe Troms, si dhe shërbime të tjera emergjente, u dërguan në vendngjarje”, tha Jan Eskil Severinsen, nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Shpëtimit, i intervistuar nga transmetuesi publik norvegjez, Nrk.
Ndërkohë janë duke u zhvilluar operacionet e shpëtimit dhe disa pasagjerë thuhet se janë evakuuar në një shkaollë aty pranë.