AMP gjatë vitit 2024 ka bërë në prokurori 291 referime për 444 punonjës policie, për vepra të ndryshme penale. Shkeljet e evidentuara nga AMP janë korrupsion, shpërdorim detyre, apo me personazhe të botës së krimit.
Gjatë këtij viti janë arrestuar 163 persona, nga 102 të arrestuar një vit më parë.
Gjithashtu në këtë vit ka rezultuar se si i implikuar në aktivitete kriminale një drejtues i nivelit të lartë, dy drejtues të nivelit të mesëm dhe 33 drejtues të nivelit të parë, të gjithë në funksionet drejtor drejtorie e shefa sektorësh në strukturat qendrore dhe vendore të policisë.