Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK për t’u pyetur në lidhje me kallëzimet që ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.
Këlliçi ka ngritur akuza për abuzime në Bashkinë e Tiranës, ndërsa ka qenë një nga denoncuesit kryesorë të aferës “5D”, çka çoi në arrestimin e ish-zyrtarëve të bashkisë.