Bruno Telushi ka bërë rikthimin e tij te Flamurtari pas një periudhe 7-vjeçare, ku ka luajtur për Elbasanin. Më 26 dhjetor 2024, ai u prezantua zyrtarisht nga klubi vlonjat, duke u bërë transferimi i parë i merkatos së janarit, edhe pse ajo nuk ka nisur ende zyrtarisht.
Telushi, i cili ka dhënë lamtumirën ekipit të Elbasanit disa ditë më parë, ka nënshkruar një kontratë me Flamurtarin dhe rikthehet në shtëpi për t’i ndihmuar ekipit të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.
Ky transferim është një hap i rëndësishëm për Flamurtarin në objektivin e tyre për të rikthyer skuadrën në kategorinë superiore.