Pesë orë përballë prokurorit Olsi Dado në SPAK. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u fut në SPAK në orën 09:00 të mëngjesit dhe doli në orën 14:00. “Do u shpjegoj nga mbledhja e këshillit bashkiak” tha ai duke mos pranuar që të flasë për mediat.
U fut i vetëm që do të thotë se ishte në cilësinë e personit në dijeni të rrethanave të hetimit. Erion Veliaj është pyetur në lidhje me hetimin pasuror që ka nisur SPAK për familjen e tij.
Pak ditë më parë u ushtrua kontroll nga BKH dhe të hënën u mor në pyetje nga prokuroria e posaçme. Gjithashtu në hetim është edhe vëllai i kryetarit të bashkisë.