Mëngjesin e sotëm kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u paraqit në SPAK. Fletëthirrja erdhi gati tre javë pas kontrollit që hetuesit e Byrosë Kombëtare ushtruan në banesën e tij. Akoma nuk dihen arsyet e paraqitjes së Veliajt ditën e sotme në SPAK.
Pra se për cilën dosje bëhet fjalë, inceneratorët, 5D apo nisja e hetimeve të fundit ndaj gruas së tij. Në hyrje të SPAK-ut Veliaj nuk pranoi që të fliste për gazetarët duke u mjaftuar me një batutë dhe një përshëndetje. “Ditë të mbarë”!
Pak ditë më parë, BKH kreu kontrolle edhe në biznesin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa dhe i sekuestroi telefonin. Dy ditë më parë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u pyet për 3 orë në SPAK.