Në aeoroportin e Saana të Jemenit në momentin që u godit nga sulmet ajrore izraelite ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai u shpreh se ishin gati që të hipnin në fluturm në momnetin që aeroporti u bombardua nga ajri.
“Ndërsa ishim gati të hipnim në fluturimin tonë nga Sana’a, rreth dy orë më parë, aeroporti u bombardua nga ajri. Një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport. Kulla e kontrollit të trafikut ajror, vetëm pak metra nga vendi ku ishim dhe pista u dëmtuan”, tha ai.
Ndërsa Izraeli thotë se sulmuan aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Sanaa, dy termocentrale, plus portet.