Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nga mbledhja e këshillit bashkiak që u zhvillua pasditen e sotme deklaroi se ishte sot në SPAK nga një qytetar anonim, që sipas tij nuk ekzsiton. E cilësoi kurth.
“Jam informuar, do të më lini që të bëj këtë sqarim, jam denoncuar nga një qytetar Nesti Angoni, një qytetar që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në betejë janë kthyer në zanatin e letrave anonime.
Të gjithë e dimë se cfarë përfaqëson ky emër, por edhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka regjistrin civil dhe mund të verifikojë se ka qenë kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese nese nuk do isha bashkepunues.
E di gjithë Tirana, ku jetoj dhe banoj, ku isha para zgjedhjeve dhe ku do të jem në fund të detyrës. Unë nuk hyj tek ajo racë politikanësh që i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk i intereson dhe SPAK kur i intereson. Unë nuk kam bërë letra anonime. Këtu do të jemi, në maj do të ju mundim me gjithë kurthe dhe letra anonime” tha ai.