Deputetja e Partisë Demokartike Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se salla e Këshillit Bashkiak u kthye sërish në një skenë propagandistike të Erion Veliajt, duke cenuar seriozitetin dhe funksionin që duhet të ketë parlamenti lokal i qytetarëve të Tiranës.
Tabaku shprehet se kryebashkiaku ka përdorur të pavërtetat dhe sajesat e qëllimshme për të ndërtuar një narrativë që largon vëmendjen nga dështimet e tij dhe përgjegjësitë e tij penale nga inceneratorët tek teatri dhe nga 5D tek dosja aktuale.
“Salla e Këshillit Bashkiak nuk duhet të jetë një bunker dhe as salla ku ai kërcënon kundërshtarët e tij Çdo përpjekje për të mbytur zërat e opozitës apo për të injoruar përgjegjësitë e një lideri publik është një dëm i madh për demokracinë lokale, e në këtë rast dhe për buxhetin e shtetit.
Ka një kohë për gjithçka: për të mbjellë dhe për të korrur. Nëse politika mbillet me shpifje dhe keqmenaxhim, abuzim e vjedhje atëherë frytet e korrjes do të jenë vetëm zhgënjime për qytetarët.
Është koha për t’i dhënë fund kësaj qasjeje dhe për të kërkuar një model të ri, të bazuar në transparencë, përgjegjshmëri dhe respekt për të gjithë qytetarët.”, shkruan Tabaku.