Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prej orës 9 vijon që të jetë brenda SPAK-ut. Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri shkruan se do ‘ndahet shapi nga sheqeri’.
“Sot prokurorët e SPAK kanë në dorë ti tregojnë vendin Erion Veliajt dhe ti faktojnë se nuk është koleg i tyre por koleg i pjestarëve të Bandës 5D.
Inceneratori i Tiranës, Eco Tirana, Banda 5D dhe pastrimi i parave në ndërtim janë disa nga krimet më të rënda të Erion Veliajt pas vrasjes së Ardit Gjoklajt.
38 protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë e çuan Veliajn para SPAK, e koha që SPAK të dëshmojë nëse është peng i ligjit ose peng i Bandës 5D” shkruan ai.