Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përfshirë dy automjete dhe një trajler.
Sipas informacioneve paraprake, dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Makinat janë dëmtuar rëndë dhe kanë mbetur copë-copë pas përplasjes. Grupi i ekspertizës është nisur për hetimet e mëtejshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.