-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla fton diasporën të investojë në turizmin malor: Shqipëria, model suksesi

Kryesoret

Ministri Taulant Balla i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të investojë në Paketën e Maleve, duke e konsideruar këtë si mundësi për të rigjallëruar tokat e të parëve dhe për të zhvilluar turizmin malor në Shqipëri.

Në një video nga fshati Buzëmadh i Kukësit, Balla theksoi lehtësitë për legalizimin dhe certifikimin e pronave të trashëguara dhe i ftoi shqiptarët e jashtëm të kontribuojnë në ndërtimin e bujtinave dhe agroturizmit, duke sjellë zhvillim dhe krenari për vendin.

“Lehtësi në proceset e legalizimit dhe certifikimit të pronave të trashëguara nga prindërit dhe gjyshërit tuaj. Ftesa jonë për të gjithë bashkatdhetarët, sëbashku ta bëjmë Shqipërinë model suksesi edhe në turizmin malor”, ishte apeli i Ballës

Kryeministri Rama, është shprehur më herët në takimet me qytetarët në veri të vendit, se “Paketa e Maleve, do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar pa pushim dhe që kanë kursyer e kursejnë që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë, pa pasur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave dhe pa pasur as nevojë të kalojnë në të gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë të shpërndarë lart e poshtë, me një mbështetje të fuqishme, qoftë në aspektin e dhënies së lejeve për të rihapur shtëpitë e të parëve për të ndërtuar agroturizma, për të fituar shumë më tepër se ç’fitojnë nga puna e lodhshme në shërbim të të tjerëve atje ku janë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit