Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu duke sulmuar drejtësinë dhe Altin Dumanin. “Gjithmonë e më shumë “Drejtësia me Regji” është bërë një vlerësim edhe më i pranishëm në jetën tonë publike. Këtë na e provojnë çdo ditë me sjelljen e tyre politike institucionet e drejtësisë të “re” apo të kapur gati totalisht nga Rama prej kohësh, që nuk njohin as Kushtetutën, as Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, as procesin e rregullt ligjor.
Pa u gëzuar për faktin se kjo lloj drejtësie po provohet çdo ditë se funksionon edhe në detaje sipas regjisë dhe interesit të Ramës (siç treguan edhe “koincidencat” e djeshme, që në të njëjtën ditë u thirr edhe denoncuesi kryesor i skemës kriminale 5D, por edhe arkitekti dhe përfituesi kryesor i saj, apo se në të njëjtën ditë që Partia e Lirisë organizonte protestën e saj para SPAK-ut, BKH që në mëngjes u zgjua me “Harabelin” e me të edhe u ngrysën lajmet dhe shumica e banaqeve, që ende financohen nga inceneratorët, u mbushën me analistë “spakistë” që premtonin se prisni se çdo ndodhë me Veliajn, por edhe me Ramën se Dumani është ndryshe e përralla të tjera.
Belind Këlliçi thërritet në SPAK brenda dy javësh i kallëzuar nga një person i dënuar në 5 shtete si mashtrues dhe terrorist, pse paska bërë një foto me Presidentin Trump, me regji të “gruas të Bilalit” që bëri burgun për foton e tij të paligjshme me Presidentin Obama” shkruan ai.