Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak dje e cilësoi thirrjen në SPAK si një “kurth të sajuar”, duke thënë se është denoncuar nga një person i quajtur Nesti Angoni, që sipas tij nuk ekziston. Por Sali Berisha tha sot se Nesti Angoni është vetë Edi Rama që i ka përgatitur dosjen.
“Ju e patë që Veliaj u mbajt pesë orë dhe cdo qytetar tha se u mbaj se ka të bëjë me kompaninë 5D. Asnjë pyetje, asnjë fjalë Erion Veliajt. Që të gjitha këto, përgjegjësi direkte e tij. Hoteli 20 katësh, vazhdon ndërtohet, që punonjësja thoshte “është i Lal vjedhësit”. Dosja ka shkuar në gjykatë pa Veliajn, por përse?
Sepse flasin se në hotel është bashkëpronar edhe Olsi, ndaj edhe mbyllet hoteli me ata Fusha, Tivari, ata drejtorët e arrestuar. Pse u de-natyrua ky pesë orë, është sjellë harbutshe, por e kanë zbutur se i kanë nxjerrë dosjen e Nestit. Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS-i?
Me regjistrime, me gjëra, dokumente, fatura hotelesh? Një avion fantazmë i 2004, 2011, 2014 me të cilin ka udhëtuar Veliaj? Kush mund ti cojë ato? Asnjë tjetër veç Edi Ramës. Kanë aluduar se është Lubia, Balluku, por nuk është ajo.
Ajo dosje mund të përpilohet jo nga një por disa institucione bashkë dhe këtë fuqi e ka kryeministri dhe askush tjetër. Nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutë zv/ kryeministrja me SHISH-in, me sekretet e ministrisë së Brendshme. Aty po zhvillohet një betejë e tmerrshme mes tyre” tha ai.