-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si do votojë diaspora në 2025? Ndiqeni hap pas hapi

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar dhe ka testuar testimin operacional teknik të Platformës Elektronike të Regjistrimin, i cili u krijon mundësinë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar nga zgjedhjet e përgjithshme të 2025. Përmes videos shpjegohet hap pas hapi votimi nga Diaspora.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se platforma gëzon të gjithë cilësitë që duhet t’i gëzojë në këtë proces. “Platformat gëzon të gjitha ato cilësi që duhet të gëzojë. Kemi ndërtuar një platformë, e cila siguron plotësisht mbi identitetin e atij që aplikon. Krahasuar kjo me të ngjashmet e saj, përbën standardin më të lartë të sigurisë”, tha Celibashi.

HAP PAS HAPI/ Si do të bëhet regjistrimi i emigrantëve në platformën për votën e diasporës? 

Fillimisht duhet të krijohet një llogari në ”PER” me anë të një numër telefoni ose emaili. Në telefonin të vjen një mesazh nga KQZ me një kod 6-shifror njëpërdorimësh.

E shkruan këtë kod dhe më pas do të kërkohet të krijosh një fjalëkalim me 8 karaktere ku të ketë prezent një shkronjë të madhe, një të vogël dhe një numër brenda 8 karaktereve.

Aplikimi do mund të bëhet vetëm nga njerez realë pasi fytyra do duhet të pozicionohet te kamera ku sistemi do te dedektojë imazhin e votuesit.

Më pas zgjedhësi do të vendosë të dhënat e tij të njeta si të mjetit të identifikimit. Në këtë moment zgjedhësi e ka krijuar porfilin e tij me këto etapa që kaloi.

Në këtë moment është i lirë të dalë dhe në momentet para votimeve ai do të bëjë kërkesën e tij për të votuar e cila do ti aprovohet nga KQZ”, tha Redjon Lila, specialist i votimit nga jashtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit