Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nderohet me Titullin e Mirënjohjes nga Komuna e Deçanit në Kosovë.
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ia dorëzoi këtë titull Ballës me motivacionin “Për angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar”.
Ramosaj u shpreh se Balla ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e raporteve bashkëpunuese mes përfaqësuesve politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Preshevë dhe Diasporë.
“Nder i veçantë për mua titulli i Mirënjohjes nga ky qytet me motivacionin: Për angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar” u shpreh ministri Balla, i cili vlerësoi dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe ish-komandantët e UÇK-së në Hagë”, tha Balla.