5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Dr.Florit shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfehet Big Basta: Ai e vendosi emrin tim

Kryesoret

Reperi Big Basta ka treguar për herë të parë në një intervistë emocionuese se si lindi emri i tij artistik. Ai ka treguar se ky emër nuk ishte zgjedhja e tij fillestare, por ishte Dr. Flori ai që e këshilloi për të bërë këtë ndryshim.

“Dr. Flori i e vendosi ermin tim “Big Basta”. Një nga reperët e mi të preferuar përveç Tupac, ka qenë edhe “Ol’ Dirty Bastard”, ka shkruar histori, ka qenë pjesë një bande. Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’.

Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor, karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me tematika me mesazhe. Tragjike ka qenë vdekja tij. Ishte e tmerrshme kur e mora vesh.

Një nga arsyet pse kur lindi djali vendosa ta provoja dhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr.Flori, sepse të jetosh në një vend si Shqipëria dhe të shikosh që një artis shumë i madh të na lërë për x gjë… Ishte e tmerrshme. Kisha frikë për të ardhmen e djalit.”, tha Big Basta në “S’e luan Topi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit