Klubi i Vllaznisë ka njoftuar rikthimin e futbollistit shkodran Serjan Repaj. Pas 4 vitesh me Apoloninë, ost mbrojtësi 24-vjeçar është rikthyer me Vllazninë.
Klubi ka firmosur një kontratë që do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027.
“KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj. Pas 4 vitesh në radhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu. Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027.”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.