Njëqind makina u parkuan në formën e një fjongo në shkretëtirën Negev në jug të Izraelit.
Të afërmit e pengjeve krijuan këtë simbol me 100 automjete, që përfaqëson numrin e saktë të pengjeve ende të mbajtura nga Hamasin. Ata bëjnë thirrje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve sa më shpejt.
Fjongo e verdhë është bërë simboli për të shprehur solidaritetin me pengjet dhe familjet e tyre në Izrael.
Ndërkohë Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëra-tjetrën se nuk po bëjnë sa duhet për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të arritur sa më parë një marrëveshje për pengjet.