Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarë të diasporës.
Balla u shpreh se duhet ti garantojmë çdo fëmijë që të mësojë gjuhën shqipe dhe informoi se ka nisur zbatimi i programkit “Mësues për Diasporën” në Greqi.
“Nëse është diçka që duhet të bëjmë më mirë është mbështetja për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët jashtë kufijve. Duhet t’i garantojmë çdo fëmije që lind të paktën nga një prind shqiptar të këtë mundësinë të mësojë gjuhën shqipe, sepse nëse ka diçka që historia do na gjykojë në të ardhmen, është ajo që kemi bërë ne për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë. Një pjesë kanë filluar punën. Bëhet fjalë për mësues që do të japin gjuhën shqipe në shkolla në Greqi. Këta mësues përzgjidhen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe paga do të paguhet nga buxheti i shtetit”, u shpreh Balla.