Vlora nuk gjen qetësi nga plehrat.
Prej katër ditësh fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës vijon të jetë ende në flakë. Mbetjet vazhdojnë të digjen duke shkaktuar një re tymi që ka mbuluar pjesën më të madhe të qytetit.
Nuk është rasti i parë që vendgrumbullimit të mbetjeve i vendoset flaka, megjithatë nuk ka asnjë person të ndaluar nga policia lidhur me rastet e përsëritura.
E njëjta situatë ndodhi edhe në mes të sezonit turistik në verë. Landfilli i fshatit Sherisht akoma nuk është funksional.