Një fluks i lartë qytetarësh paraqitet në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Fluksi ka shkaktuar pritje të gjata deri në 40 minuta, ndërsa autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të shpejtuar kalimin e makinave.
Gjithashtu autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.