Një incident ka ndodhur pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 në Durrës, pranë Stacionit të Trenit, ku një pjesë e fasadës së një pallati të vjetër u shkëput dhe ra në rrugë.
Për pasojë, është dëmtuar një automjet i parkuar pranë godinës, i cili më pas u largua nga vendngjarja.
Forcat zjarrfikëse dhe policia mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethuan perimetrin për të parandaluar rreziqet për qytetarët dhe automjetet që kalojnë në zonë.
Autoritetet kanë nisur verifikime mbi gjendjen e fasadës për të parandaluar incidente të tjera të ngjashme dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve.









