Klevis Balliu kërkon arrestimin e Erion Veliajt. Zyrtari i PD-së shprehet se me kaq akuza kryetari i bashkisë nuk duhet të ishte i lirë sot, por pas hekurave.
“Sali Berisha është lënë 333 ditë në arrest shpie pa akuzë. Por Erion Veliaj. Si ka mundësi që ti ngre 4 akuza shumë të rënda dhe ai vijon të punojë.
Ky njeri nuk ka pushtet të ndikojë në hetime? Ky njeri që pastron paratë e krimit të organizuar nuk ka pushtet që të bëjë presion tek prokurorët?
Edhe Al Kapone është akuzuar për më pak. Dhe ky njeri vazhdon të gjezdisi i lirë, dhe justifikimi i tij është se po shkoj në Amerikë. Pse more, shqiptarët në Amerikë me këlyshin e 5D do të përfaqësohen.
Trafikantët janë përfaqësimi i shqiptarëve. Jo zotëri, shqiptarët në Amerikë dhe kudo në botë do të përfaqësohen me ata të cilët e kanë denoncuar korrupsion. Me ata që përballen çdo ditë me mafien e korrupsionit që është Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Dhe prandaj them që bashkë me Veliajn, po kapitullon edhe SPAK edhe gjithë pushteti i narkoshtetit. Fytyra e SPAK-ut është Erion Veliaj dhe kjo është një e vërtetë absolute” tha ai.