-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen depoja e armëve në Siri, humbin jetën 11 persona

Kryesoret

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një depo armësh pranë zonës industriale të Andhra, në periferi të Damaskut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, Abdel Rahman, foli për një sulm të mundshëm izraelit në zonë, diçka që ushtria izraelite e mohoi.

“Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë sulmi nga ushtria izraelite në këtë zonë. IDF nuk e ka goditur këtë zonë”, tha një burim ushtarak izraelit.

“Të paktën njëmbëdhjetë njerëz humbën jetën në shpërthimin që mund të jetë shkaktuar nga një sulm izraelit. Pjesa më e madhe e viktimave ishin qytetarë sirian. Jemi akoma në kërkim të armëve dhe mjeteve të tjera ushtarake në mënyrë që sirianët të jenë të sigurt “, deklaroi Rahman.

Magazina e armëve në Andhra, 30 kilometra larg kryeqytetit sirian i përkiste forcave të regjimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit