Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka uruar qytetarët për festa e fundvitit.
Veliaj thekson se “Viti që vjen është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse Tirana, zemra jonë, kryeqyteti ynë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Është një mundësi e rrallë për ta promovuar vlerën e Tiranës, vlerat e veta kulturore, për të krijuar një platformë dialogu që i bashkon njerëzit nga të gjithë anët e Mesdheut.”
“Një urim zemre për Ju, qytetarë të Tiranës!
Dëshiroj për ju dhe familjet tuaja shëndet, lumturi dhe suksese në vitin që vjen, si dhe një shkëlqim të veçantë për Tiranën tonë.
Paçi një Vit të Ri të mbushur me mundësi dhe realizime! ”, shkruan Veliaj.