Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj është pyetur sot nga gazetarët nëse do të merret me forcë kryeministri Albin Kurti për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore, pas refuzimit të tij për të shkuar në Prokurori. Isufaj tha se nuk mund të paragjykojë asgjë.
Kurti refuzon/ Kryeprokurori i Kosovës: Nuk kam dëgjuar të jetë intervistuar dikush në Kryeministri
“Nuk mundem me paragjyku kurgjë. Unë e thashë fillimisht se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk e bëjmë këtë në mënyrë selektike, nuk është e ndershme të bëhet në mënyrë selektive, sepse nëse e bëjmë në mënyrë selektive ne bëjmë vepra penale”, tha ai.