-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ali Ahmeti: Artan Grubi nuk është në arrati, ai është në trojet shqiptare

Kryesoret

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shprehet se Artan Grubi nuk është në arrati, pasi është në trojet shqiptare, duke i dhënë konotacion entik arratisë së numrit dy të deridjeshëm të partisë. Ai tha se Grubi është i gatshëm të përgjigjet, por jo me drejtësi selektive.

“Zotëri Grubi, sipas informatave që i kam, nuk e kam takuar, është mirë. Vendndodhja e tij akoma është, sigurisht që është dikund në hapësirat shqiptare. Është një proces që duhet të marrë epilog. Artan Grubi nuk është arratis nga Maqedonia, Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

“Ne kemi shumë përvojë, ne kemi qeverisë me atë vend 22 vite me radhë dhe e dimë se si funksionon sistemi. Prandaj aq më shumë e dinë pala e VMRO-së se sot është dhe drejton qeverinë se si ligjet janë përdor, jo shumë larg para 5-6 vitesh kundër atyre. Kështu që ne jemi kundër drejtësisë selektive, jemi kundër përdorjes së fyerjeve dhe shpifjeve për qëllime të politikave ditore”, shtoi Ali Ahmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit