Drejtori i Policisë Rrugore në Tiranë Altin Qato u shpreh se janë marrë masat e duhura për natën e ndërrimit të viteve për të ruajtur rendin publik.
Qato nënvizoi se një nga shkaqet e aksidenteve rrugore janë përdorimi i telefonit në drejtimin e automjetit.
“Në 2025 mendojmë t’i japim prioritet goditjes së përdorimit të telefonit në drejtimin e mjetit. Është shkaku kryesor i aksidentit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Kjo është ajo pse kemi një shtim të aksidenteve të lehta. Ka dy momente reagimi, reagimi i drejtuesit të mjetit 1.5 sekonda dhe frenimi do distancë 60 m për 100 km/h. Dhe kur je me telefon në dorë vonohet reagimi i mjetit ndaj një situate.”, tha Qato në News 24.