Ditën e djeshme humbi jetën ish presidenti amerikan Jimmy Carter në moshën 100-vjeçare. Funerali i tij do të bëhet me 9 janar në Katedralen Kombëtare në Uashington.
New York Times raportoi se presidenti amerikan Joe Biden shpalli 9 janarin ditë zie kombëtare.
Biden do të mbajë fjalimin e lamtumirës ne nder të ish-presidentit Carter në funeralin shtetëror. Ndërkohë do të ketë tetë ditë shërbime përkujtimore për Carter në Gjeorgji dhe Uashington.