-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti refuzon/ Kryeprokurori i Kosovës: Nuk kam dëgjuar të jetë intervistuar dikush në Kryeministri

Kryesoret

Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, Blerim Isufaj duke komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në organin e akuzës dhe propozimin e tij u shpreh se nuk e di nëse është intervistuar dikush ndonjëherë në Zyrën e Kryeministrit, ashtu siç ka kërkuar kryeministri aktual, Albin Kurti, të japë dëshminë e tij, të kërkuar nga Prokuroria Speciale. Ai ka kërkuar nga qeveria që të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe ta shmangë retorikën që synon politizimin e drejtësisë.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët e lartë shtetërorë. Ftesa për dhënie të dëshmisë është procedurë e rregullt dhe çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, andaj u bëj thirrje të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës që të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt se fare nuk më interesojnë, po flas atë që unë di dhe që mendoj se duhet bërë”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit