Legjenda e futbollit amerikano-jugor, Hugo Alejandro Sotil Jeren është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Ai ishte protagonist me fanellën “blaugrana” në vitet ’70 përkrah Johan Cruyff dhe la një shenjë të madhe si futbollist, por edhe si njeri.
Sotil fitoi kampionatin 1973-74 me blaugranat dhe mbahet mend për golin e pestë me kokë që i shënoi Realit në Bernabeu ku këta të fundit u mposhtën me shifrat 0-5.
Ai u largua nga Spanja në 1977 dhe u kthye në Peru duke fituar dy tituj kampion kombëtar me Alianza de Lima.