-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërblimi për fundvit, policët do të përfitojnë 10 mijë lekë të reja

Kryesoret

Qeveria ka marrë vendim në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave që çdo punonjës i policisë së shtetit do të shpërblehet me 10 mijë lekë.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka shprehur se ky shpërblim është një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim dhe përmirësim të standarteve ndaj qytetarëve.

“Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë. Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve. Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend”, ka thënë ministri Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit