Katër persona kanë humbur jetën pasi tornado përfshiu jugun e SHBA-vë. Raportohen dëme të mëdha materiale dhe dhjetëra mijëra njerëz janë pa energji elektrike.
Të shtunën dhe të dielën, rreth 40 tornado u raportuan në Teksas, Karolinën e Veriut, Luiziana, Xhorxhia dhe Arkansas. Dy viktima u raportuan në Misisipi, një tjetër në Teksas dhe një tjetër person humbi jetën në Karolinën e Veriut.
Rreth 80 njerëz vriten çdo vit nga tornadot në SHBA, sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Motit.