Një 27-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Tropojës.
27-vjeçari me iniciale A.A., banues në Margegaj ka deklaruar se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.