-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi bën bilancin e Ramës: 0% rritje të pensionit si rezultat i rritjes ekonomike

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi u shpreh sot se Rama mbylli vitin e 11 në pushtet duke thelluar varfërinë e shqiptarëve.

“Ky vit mbyllet me mbi 503 mijë pensionistë në qytet që jetojnë mesatarisht me 190 Euro në muaj.

Ky vit mbyllet me mbi 86 mijë pensionistë në fshat që jetojnë mesatarisht me 115 Euro në muaj.

Ky vit për fat të keq mbyllet me mbi 73 mijë invalidë me aftësi të kufizuara që jetojnë në kushte mizerabiliteti me mesatarisht 134 Euro në muaj.

Gjithashtu ky vit mbyllet me mbi 60 mijë invalid të punës në qytet që jetojnë mesatarisht me 180 euro në muaj.

Mbyllet me mbi 56 mijë familje me ndihmë ekonomike ose afërsisht me 226 mijë persona që jetojnë me vetëm 19 Euro në muaj, me të cilat sot nuk shtyn dot as 2 ose 3 ditë dhe jo më muajin.

Mbyllet me mbi 4 mijë persona me pension familjar në zonat rurale që jetojnë mesatarisht me 20 Euro në muaj dhe me rreth 3 079 të papunë që jetojnë me 200 Euro në muaj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit