-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodhi? Elon Musk ndërron emrin në X

Kryesoret

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka nxitur spekulime pas ndryshimit të emrit të tij në rrjetin social X, duke e bërë “Kekius Maximus”.

Ky sipërmarrës – njëherësh mbështetës i madh i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump – nuk ka dhënë ndonjë sqarim pse e ka ndryshuar emrin dhe fotografinë e profilit, në të cilën është tani karakteri Bretkosa Pepe – një imazh humoristik [meme] që është përdorur nga grupet e ekstremit të djathtë.

Ky hap ka aktivizuar botën e kriptovalutave, pasi vlera e valutës memecoin – valutë digjitale e inspiruar nga imazhet e tilla humoristike në internet – që e ka emrin Bretkosa Pepe, ka shkuar menjëherë në qiell.

Musk ka ndikuar në vlerën e kriptovalutave edhe në të kaluarën, përmes komenteve që ka bërë në rrjetet sociale, mirëpo tani nuk dihet qëllimi i tij i saktë.

“Kekius” duket se është latinizim i fjalës “kek” që nënkupton “qeshje me zë të lartë” dhe e cila është popullarizuar nga adhuruesit e lojrave online.

“Kek” është edhe emri i zotit egjiptian të errësirës, dhe që shpesh përshkruhet me kokën e bretkosës.

Në profilin e ri të Muskut në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bretkosa Pepe është e veshur me rroba ushtarake dhe një tastierë lojërash./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit